Sot shënohen dy vjet nga vrasja e rëndë e Liridona Ademajt, e cila u ekzekutua më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Liridona u vra ndërsa ndodhej në makinë së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Naim Murseli, i cili dyshohet se e kishte porositur vrasjen.

Në përvjetorin e dytë të kësaj ngjarjeje tronditëse, vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka bërë një postim të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar motrën me dhimbje dhe mall.

“Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote, motër. Malli për ty shtohet çdo ditë, mungesa jote vërehet në çdo kohë,” shkruan ai, duke ndarë trishtimin që vazhdon të rëndojë familjen.

“Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje, nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë. Na ka marë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njejtë. Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilet padrejtësisht të moren nga ne.

Do të luftojmë deri në frymen e fundit duke kerkuar drejtësi për ty Motër. Kriminelët duhet të marrin denimin e merituar.

Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion”, shkruan ai.

Liridona Ademaj ka lënë pas vetes dy djem, të cilët ndodhën nën kujdesin e shtetit të Suedisë