Një ngjarje është shënuar pasditen e sotme në Bulqizë, ku një 30-vjeçar dyshohet se është vetëdëmtuar.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 17:30, shtetasi me inicialet Xh.D., banues në fshatin Dushaj, dyshohet se në gjendje të dehur është vetëplagosur me mjet prerës.

I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Me datë 27.03.2026, rreth orës 17:30, shtetasi Xh.D., 30 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dyshohet se, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me mjet prerës (thikë).

30-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.