Është arrestuar 17-vjeçari, i cili ditën e djeshme përplasi me makinë një kalimtar në Fier.

Ngjarja ndodhi paraditen e 24 gushtit, në kryqëzimin pranë” Shkollës së Muzikës” në Fier, ku adoleshenti teksa drejtonte një automjet “Land Rover”, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

17-vjeçari u shoqërua menjëherë nga policia pas aksidentit, por vetëm ditën e sotme është urdhëruar arrestimi i tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin e ndodhur dje, në lagjen “Liri Gero”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 17-vjeçarin që aksidentoi me automjet, shtetasin K. T., 35 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve..