Prokuroria e Fierit i ka kaluar SPAK-ut dosjen hetimore, mbi rastin e shit-blerjes së votës në Lushnje.
Kështu, do të jetë Prokuroria e Posaçme kundë Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që do të hetojë 38-vjeçarin Marin Leka, i akuzuar për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
Sipas hetimeve, Marin Leka i ka kërkuar dhe marrë Muharrem Toskës kartën e identitetit kundrejt premtimit të një shume prej 50.000 lekë, me qëllim për të favorizuar Partinë Demokratike në zgjedhje.

Ngjarja u zbulua ditën e hënë, vetëm dy ditë pas hapjes së fushatës e lektorale për zgjedhjet e 11 majit. Kujtojmë gjithashtu se SPAK ka ngritur një strukturë të posaçme, ku disa prokurorë do ndjekin nga afër aktivitetin e partive politike gjatë fushatës për të hetuar krimet zgjedhore.


