Pas tragjedisë së ndodhur në rezervuarin në Vaqarr, ku humën jetën 4 persona të një familjeje, kanë folur për “Shqipëria Live” i afërmi i familjes dhe kryetari i fshatit.
I afërmi I familjes tha se gruaja e tij e kishte mbesë gruan e 46-vjeçarit, nënën e fëmijëve të mbytur në liqen.
Ai tha se familja kishin shkuar për të ujitur ullinjtë, dhe se kishin hyrë në liqen për t’u freskuar dhe jannë mbytur.
“Aty janë bërë gropa që janë bërë që nga periudha e ndërtimit, dhe ata që nuk i dinë mund të mbyten. Duhet të ishin vënë tabela për të informuar qoftë banorët, qoftë turistët. Është një tragjedi, iku një familje që njihej, dhe që ishin të nderuar”, tha kryeplaku i fshatit Drizë, Lindor Çarçiu.