Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është liruar nga burgu, pasi u vetëdorëzuar një ditë më parë në polici lidhur me gjetjen e rreth 4 mijë rrënjëve kanabisi në një banesë në pronësi të tij. Hasa do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij, Romario Hasa. Në kërkim është edhe një përgjegjës i OSHEE-së, Ervis Maçi.
Gjatë marrjes në pyetje kreu i burgut të Rrogozhinës ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e paligjshme. Hasa deklaroi se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka pezulluar nga detyra Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.
Gjatë operacionit të policisë, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike
