Berat
Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje lagjen “Muzakaj” të qytetit të Beratit. Një djalë, vetëm 4 vjeç, ka rënë nga ballkoni, duke marrë plagë të rënda. Mësohet se 4-vjeçari K. Agalliu ndodhej në banesë me gjyshërit, ndërsa prindërit i kishte në punë. Në momentin që ndodhi ngjarja, raportohet se gjyshja e tij kishte shkuar në banesën e fqinjës, ndërsa djali është ngritur nga gjumi dhe ka dalë në ballkonin e katit të katërt të pallatit. Sipas raportimeve nga ky qytet, fëmijës i ka rrëshqitur këmba, është përplasur me tendën e një kati më poshtë dhe pastaj ka përfunduar në bulevard. Djali ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Nga Tirana mësohet se ai është mbajtur nën kontroll dhe paraprakisht është thënë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.