ë Tiranë po mbahet protesta e 40 e qytetarëve, kundër të gjithë klasës politike në vend. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet me pankarta në duar e simbole kombëtare. Pas grumbullimit, ata pritet të marshojnë drejt kryeministrisë, ku mbajnë fjalime prej më shumë se një muaji.

Qytetarët protestojnë prej 40 ditësh për gjendjen sociale dhe ekonomike të vendit, e po ashtu kundërshtojnë ndërtimin e projektit të resortit luksoz në Zvërnec e ishullin Sazan.