
Pak më herët u raportua për një person të gjetur të vetëvrarë në kryeqytet, ndërkohë policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes.
Bëhet fjalë për një 44-vjeçar, i cili nën gjendje të rënduar psikologjike, ka kryer vetëvrasje.
Më datë 26.12.2020, rreth orës 23:15, në rrugën “Jakov Xoxe”, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 44 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni.