Përpara nisjes së seancës së sotme në Parlamentin e Shqipërisë, kreu i grupit të PD, Enkeljejd Alibeaj ka zhvilluar një mbledhje me deputetët.

Gjatë diskutimeve në mbledhje mësohet se Albana Vokshi i ka kërkuar Alibeajt  që të bëjë kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar si deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

“Jemi 5 deputetë të përjashtuar, duhet të bëni kërkesë në Kuvend”, mësohet të ketë thënë Vokshi.

Ndërkohë, Alibeaj i është përgjigjur se ai nuk ka asgjë në dorë për të zhbërë vendime që janë marrë nga organet e partisë.

“Nuk zhbëj dot me vullnet personal vendime që janë marrë nga organet e partisë”- ka deklaruar ai.

Kujtojmë se 5 deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Luan Baçi. Vendimi ndaj tyre u mor pas protestës së 8 janarit, ku anëtarët e Rithemelimit zhvilluan një manifestim para selisë së PD.