Një incident i papritur ka ndodhur gjatë fluturimit të një avioni Wizz Air i cili ishte nisur nga Luton Airport në Londër me destinacion Tiranën. Avioni, i cili ishte pritur të mbërrinte në aeroportin e Rinasit në orën 10:55, ka devijuar rrugën gjatë fluturimit dhe ka bërë kthesë në Mynih, përpara se të rikthehej në Londër.

Sipas informacionit të siguruar, pesë pasagjerë kanë pasur probleme shëndetësore gjatë fluturimit, duke përjetuar gjendje të fikëti. Ekuipazhi ka njoftuar menjëherë pilotin dhe ka marrë vendimin që avioni të kthehet në Londër, pasi në atë moment ishte më afër aeroportit të Luton se sa Tiranës.

Pasi ka arritur në aeroportin e Luton, pesë ambulanca kanë pritur pasagjerët e sëmurë në pistë. Ende nuk është zbuluar se çfarë i ka shkaktuar atyre këtë gjendje të papritur shëndetësore.

Për pasojë, fluturimi është vonuar, dhe pasagjerët që po prisnin të fluturonin nga Tirana për në Londër do të kenë vonesa gjithashtu. Fluturimi i ri drejt Tiranës do të ndodhi pas një vonese të konsiderueshme.

Incidenti ka shkaktuar shqetësim për pasagjerët dhe ka ndikuar në programin e fluturimeve të ditës.