Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimi ne 38-vjeçarit Marin Leka në Lushnje, i akuzuar për shitblerje votash.

Mësohet se Leka akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, pasi dyshohet se i ka premtuar shtetasit Muharrem Toska 50 mijë lekë në këmbim të votave për Partinë Demokratike. Si garanci, Leka i ka kërkuar Toskës kartën e identitetit, ndërkohë që nuk dihet sa vota i kishte premtuar ky i fundit.

Ngjarja ndodh më pak se një muaj nga dita e zgjedhjeve, ndërkohë që vijon hetimi për rastin.