Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës katastrofike të përmbytjeve masive që kanë përfshirë Spanjën.

Rama shprehet i tronditur në lidhje me tragjedinë natyrore, teksa shpreh ngushëllimet për jetët e humbura.

“I tronditur thellë nga përmbytjet e rënda që prekën zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcias në Spanjë, fatkeqësia më e keqe natyrore, duke vrarë të paktën 51 njerëz. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Duke i dërguar forcë dhe solidaritet popullit dhe qeverisë së Spanjës! Ne dëshirojmë që të gjitha komunitetet e prekura të shërohen shpejt dhe të jenë të gatshëm për të ndihmuar”, shprehet Rama.

Deri më tani, përmbytjet katastrofike që kanë përfshirë zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcias në Spanjë, kanë marrë 51 jetë njerëzish, e kanë shkaktuar dëme kolosale.