Një person është dorëzuar në polici ditën e sotme, i dyshuar si autor i vrasjes së 51-vjeçarit Valbon (Marko) Beqiri. Nuk dihen ende detajet në lidhje me këtë person, por hetimet vijojnë për të zbardhur krimin e rëndë.

Beqiri u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në banesën e tij, ndërsa në trup kishte shenja dhunë dhe disa plagë të shkaktuara me thikë, të cilat i kanë marrë dhe jetën.

Policia njoftoi se pas përfundimit të veprimeve, do të jepet një informacion më i detajuar mbi këtë ngjarje, ndërsa një nga pistat e deritanishme është ajo e një krimi pasioni. Viktima mësohet se është i martuar dhe baba i një djali.