Pas ngjarjes së ndodhur në Devoll, ku një 59-vjeçar humbi jetën menjëherë pas një shërbimi dentar, familjarët e tij kanë reaguar duke sqaruar rrethanat.
Në një komunikim jashtë kamerave, ata janë shprehur se nuk kanë pretendime për rastin dhe se sipas tyre, vdekja ka qenë pasojë e shkaqeve natyrale.
Familjarët theksuan se ndarja nga jeta e të afërmit të tyre ka ndodhur rastësisht, për arsye shëndetësore që nuk lidhen me shërbimin dentar të kryer më herët.
Autoritetet mjeko-ligjore pritet të japin një përgjigje zyrtare lidhur me shkaqet e vdekjes.
