Banorët e fshatit Rrjoll po vijojnë në ditën e 6 protestën e tyre, kundër ndërtimit të resortit “Blu Borgo”.

Një nga banorët i është drejtuar edhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e pyetur publikisht se përse hesht dhe nuk e mbështet protestën e tyre. Banori thotë që Berisha jo vetëm nuk ka dërguar asnjë përfaqësues, por as në deklaratat e tij nuk ka mbajtur një qëndrim mbështetës.

“Nuk dërgoi një përfaqësues të vetin dhe nuk erdhi të na mbështes në grevën tonë. A mos vallë ka dorë edhe Berisha në këtë mes. Nuk e kemi dëgjuar as në lajme që të na dalë zot. I lutem, mos na thirr kur ke interesat e tua, por na mbështet edhe në interesat tona“, thotë banori.