Këtë të shtunë kanë dalë para Gjykatës, bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, Arben Cara, dhe dy të dyshuarit e tjerë Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, për korrupsion në Durrës për t’u njohur me masën e sigurisë.


Ka mbërritur në Gjykatë dhe avokati Skënder Demiraj pasi ka patur një ngatërresë nga gjykata, e cila ka njoftuar policinë e burgjeve dhe jo të shtetit për t’i shoqëruar.


Ne momentin e mberritjes se avokatit Skënder Demiraj pasi ka patur një ngatërresë nga gjykata, e cila ka njoftuar policine e burgjeve dhe jo të shtetit për t’i shoqëruar. 


Nga momenti në moment pritet të mbërrijë dhe gjyqtarja Markgjeka, pavarësisht se seanca ka nisur rreth një orë më parë, por u ndërpre për mungesën e tyre në gjyq.


Ata akuzohen se janë bërë pjesë e nje skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.


Nejton Bali ishte vëllai i të burgosurit, ndërsa Zhilla dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit. Pjesë e skemës korruptive ishin edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe avokati Skënder Demiraj.