Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD-s prej 6 mln dollarësh në SHBA, me qëllim heqjen e shpalljes “non grata” të Sali Berishës.
Kryemadhi u shpreh se kontrata është e rregullt dhe u bë publike në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë.
“Kontrata është shumë e mirë në momentin që burimet janë të ligjshme, bravo u qoftë. Nuk më duket e ekzagjeruar dhe ka qenë publike që në fillim në faqen e Departamentit të Drejtësisë. Ishte publike, kujt tjetër duhej t’i behej publike, Edi Ramës? Në kontratë nuk shkruhet se kjo kontratë behet për lobimin e heqjes së “non-grata” për Sali Berishën. Të lobosh me SHBA-në nuk është e gabuar”, u shpreh Monika Kryemadhi.



