Dy vjet e katër muaj pas vaksinimit të parë në Greqi kundër koronavirusit, Agjencia Kombëtare e Barnave në vend ka publikuar të dhënat për vdekjet dhe efektet anësore nga të gjitha vaksinat e përdorura.
Në një raport prej 27 faqesh thuhet se deri tani në Greqi janë kryer prej 27 dhjetorit të vitit 2020 , 22,120,416 doza të vaksinave të kompanive të ndryshme farmaceutike. Gjithsej janë regjistruar 63 vdekje dhe 1633 efekte anësore.
Më në detaje, 49 vdekje lidhen me përdorimin e vaksinës Pfizer nga e cila u vaksinuan shumica dërrmuese e grekëve, 6 vdekje lidhen me vaksinën e Moderna-s, 3 me vaksinën AstraZeneca e përdorur vetëm në vitin 2021 dhe 5 vdekje me vaksinën Johnson & Johnson.
I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, gazetari Etmond Guri deklaroi se pavarësisht këtij raporti, në shtetin fqinj ende nuk ka të dhëna të plota për efektet e shkatuara, po janë të rënda. Gazetari tregoi po ashut se dhe vetë atij, doza e dytë i kishte hskaktuar alergji.
“Shumë specialist kanë denoncuar depresionin, apo dhe efekte të tjera shumë të rënda. Unë vetë si njeri që i kam bërë të treja dozat, tek e dyta më shkaktoi alergji. Flasim dhe raste shumë më të rënda, dhe Greqia ende nuk ka të dhëna të plota. Asgjë nuk dihet ende, duhet një analizë e plotë.”- tha ai.