Detajje të reja janë zbarhdur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë, ku një 63-vjeçar ndërroi jetë. Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin dhe po punon për kapjen tyre.

Si pasojë e dëmtimeve, 63-vjeçari, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Ismail Aliaj, 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre”, sqaron policia.