Të paktën 70 veta kanë humbur jetën ditën e sotme në Irak si pasojë e disa makinave bomba të shpërthyera në mbarë vendin.
Në sulmin e fundit të valës së sotme, janë vrarë së paku tetë pelegrinë iranianë, kur autobusi i tyre u qëllua me bombë, në pjesën veriore të kryeqytetit Bagdad.
Më herët gjatë ditës, nga disa sulme me bomba kundër stacioneve të autobusëve dhe tregjeve të hapura, në lagjet shiite të Bagdadit, janë vrarë së paku 40 vetë. Dy makina-bomba shpërthyen edhe në hapësirat e banuara me shiitë në qytetin jugor, Basra. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. Nga dhuna e sotme janë goditur edhe myslimanët sunitë.
Tensionet ndërmjet myslimanëve sunitë dhe shumicës shiite myslimane duket se e kanë arritur nivelin më të lartë prej largimit të trupave të Shteteve të Bashkuara nga Iraku në dhjetor të vitit 2011. Sunitët e akuzojnë qeverinë e udhëhequr nga shiitët për diskriminim.
20 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)