Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda të ndodhura në Shqipëri dy ditët e fundit, ku humbën jetën 8 persona.

Në një konferencë për mediat, ministria tha se policia nuk mund të ndjekë çdo makinë apo të parandalojë një krim në mesnatë 

“Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë, një aksident me 4 viktima, si pasojë e shkeljes së rregullave të shpejtësisë nga një person, si dhe vrasja e 4 personave në Velipojë.

E mirëkuptoj ankesën e zëshme ndaj policisë së shtetit. Por policia e shtetit, as nuk ndjek çdo makinë që lëviz rrugëve të vendit dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në 1 të natës në mes të dy fqinjëve. Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe policinë e shtetit. Policisë do t’i vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë. ”, tha Çuçi.

Kreu i qeverisë paralajmëroi të një ristrukturim të punës në Policinë e Shtetit pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend.

Kujtojmë se brenda 3 ditësh në Shqipëri janë regjistruar 8 viktima. Përveç masakrës së Velipojës, të premten e 25 Qershorit humbën jetën 4 anëtarë të një familje nga Patosi si pasojë e një aksidenti rrugor. /Gazeta SHQIP