Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e parë në Kuvendin e ri, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri e nisi duke falënderuar shqiptarët që i besuan me votë 83 mandate, ndërsa pati dhe një mesazh për opozitën. Rama u shpreh se nëse opozita heq dorë nga zakonet e vjetra, referuar protestave të sesionit të fundit parlamentar, do të ketë vëmendjen e mazhorancës.
“83 mandate janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt radhazi, borxh që duhet ta marrim përsipër, jo me fjalë, por me një qasje të re, me ide dhe risi në çdo drejtim. Pakicës do ti them që nuk është puna jonë se çfarë bëni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë do keni vëmendjen tonë nëse do të harroni përdorimin e duarve e këmbëve si argument. Në të kundër prania jonë këtu do të zgjasë sa në proces votimi.”– tha Rama.