Kryetari i PD, Sali Berisha, foli në protestën e mbajtur përpara Kryeministrisë. Gjatë fjalët së tij, lideri i Partisë Demokratike u ndal edhe te dosja e Belinda Ballukut, duke thënë se në tunelin e Llogarasë janë vjedhur 90-97 milionë euro.
“Miq, tre ditë në punimet e asamblesë së përgjithshme, mund t’ju them që çështjet më të rëndësishme ishin Ukraina e para dhe iu shpreh solidaritet i plotë kombit ukrainas në betejën e tyre të përditshëm. U dënua agresioni rus, krimet e shëmtuara të njerëzimit. Në agjendë ishte Venezuela e Maduros, diktatori venezuelas, njësoj si Ramaduro i Tiranës, vidhte çdo zgjedhje, pavarësisht se s’merrte votat. Por në agjendën e CDI-së, një vend qendror zinte dh Shqipëria. Narko-diktatura e Edi Ramës të cilën e denoncuam dhe e dënuam, duke filluar që nga presidenti ik CDI-së, sekretari i përgjithshëm, sekretarja e përgjithshme etj. Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Edi Rama krahasohet sot me narko-diktatorët më të urryer të planetit.
Miqtë e mi, këto mesazhe janë një thirrje, një inkurajim i madh për ne, të vazhdojmë këtë betejë me gjithë guximin tonë, me gjithë fuqitë tona. Sot përpara nesh folën disa të rinj dhe unë i përgëzoj për fjalën e tyre. Kristi kishte ditëlindjen dhe unë i uroj 100 vite të lumtura. Atyre i kujtoj që historia dhe koha thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë ku rrokulliset.
Të dashur miq. Këto ditë, Shqipëria është e mbërthyer e tëra mbi një debat mbi tunelin e Llogarasë. E vërteta është 90-97 milionë euro të vjedhura. Por kjo shumë, çdo shqiptar duhet ta dijë se është shumë më pak se një e 100-ta, apo një e 200-ta e atyre që kanë vjedhur këta hajdutë të pafytyrë. Si ‘Loti 4’ janë 14 lote, me të cilat Lubi Balluku me Edi Ramën e rritën koston e ndërtimit të unazës në 450 mln euro.
Këtë vend këtu nuk e kemi zgjedhur kot. Kërkohen sakrifica. Ne do mblidhemi këtu. Ky është sheshi ynë, sheshi i lirisë. Do e çlirojmë edhe atë ndërtesë. Erdhëm këtu për t’i futur tmerrin hajdutit. Erdhëm këtu për të mos ikur kurrë nga ky shesh pa fitore. Çdo shqiptar duhet ta dijë që ky shesh ka foltore. Kjo foltore e arrin misionin e saj kur këta hajdutë të ikin nga Shqipëria”– tha Berisha.




