Është zhvilluar këtë mbrëmje protesta e 91-të qytetare, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një kërkesë të panegociueshme.
Marshimi ka nisur nga sheshi “Skënderbej”, me qytetarët që janë drejtuar në këmbë drejt godinës së Kryeministrisë.
Pas mbërritjes përpara Kryeministrisë, janë mbajtur fjalime nga protestuesit, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre lidhur me politikat dhe vendimmarrjet e qeverisë.
Krahas dorëheqjes së kryeministrit, protestuesit kanë kërkuar edhe shfuqizimin e disa nismave ligjore, për të cilat pretendojnë se cenojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.
Protesta vijon përpara Kryeministrisë, ndërsa pritet që gjatë mbrëmjes të ketë edhe fjalime të tjera nga pjesëmarrësit.
