
Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua historia e nënë Halimes, e cila prej shumë vitesh ndihmon gratë që të ngelin shtatzënë dhe madje edhe të ndihmojë ato që të lindin djem.
Halime Krasniqi është 91 vjeçe nga Drenica e Kosovës dhe në shtëpinë e saj shkojnë qindra e mijëra gra nga të gjitha trojet shqiptare dhe jo vetëm. Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin, një i afërm i saj u shpreh se edhe mjekë gjinekologë dërgojnë gratë apo vajzat e tyre tek ajo.
Ndërkohë në studio ishte i ftuar gjinekologu, Edmond Bizbiqi, i cili me shaka tha se e ka një çun dhe se nuk do e dërgonte bashkëshorten e tij te nënë Halimja. E pyetur nga moderatorja nëse do dërgonte ndonjë të afërm të tij, ai tha se “jo”.

Gjinekologu shtoi se nëna i ndihmon femrat nga ana psikologjike, pasi ata duhet të jenë të qeta në momentin që duan të kenë një fëmijë.
“Besoj të dhuntitë e njerëzve. Femra që është shumë e brishtë shkon te nëna, e ajo luan shumë rol nga ana psikologjike. Ana psikologjike ka të bëjë shumë te gjinia femërore. Ne gjinekologët duhet të përmirësojmë te kjo pjesë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim me një femër kur ajo ka probleme fertiliteti”, tha mjeku.
Bizbiqi shtoi se në momentin që një çift shkon për të bërë teknikat invitro, nëse femra nuk është e qetë, nuk e merr menjëherë rastin, por e lë për më vonë kur ajo të jetë qetë nga ana psikologjike.
