Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.


Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.


Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.



Sot humbën jetën 4 persona nga Covid-19, mes të cilëve dhe një 31-vjeçar. 


COVID-19 – Statistika (30 Korrik 2020)


Testime totale              40699


Raste pozitive              5197


Raste të shëruara          2883


Raste Aktive                2160


Humbje jete                  154


(Qarku Tiranë 81, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:


Tiranë               1164


Durrës              259


Shkodër            205


Vlorë                104


Lezhë                84


Fier                   79


Kukës               66


Korçë              63


Elbasan          51


Berat               32


Gjirokastër      29


Dibër               24