Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.
Ministri ka njoftuar se grupet e bashkisë dhe emergjencës do të ndërhyjnë dhe do të kompensojnë për shtëpitë, blegtorinë dhe bagëtinë, sipas detyrimeve ligjore, me instrumentet financiarë të gatshëm. Ministri shtoi se nuk ka arsye për të bërë përjashtime në ndihmën ndaj të prekurve.
“Grupet e bashkisë dhe emergjencës do të ndërhyjnë dhe do të kompensojnë për shtëpitë, blegtorinë dhe bagëtinë, çka është një detyrim ligjor, dhe instrumentet financiarë janë të gatshëm. Nuk ka arsye për të bërë përjashtime.”– tha ministri.



