Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u paraqit në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’, dha një prononcim për mediat. Ai komentoi gjyqin në GJKKO për çështjen “Partizani”, ku dëshmitar do të jetë dhe kryeministri Edi Rama, duke e quajtur ‘përballja e shekullit.
“Aty do u tregoj shqiptarëve unë të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të ligë përfaqëson ky njeri. Prandaj i them, bëhu burrë edhe hajde në sallë të gjyqit. Përndryshe, në qoftë se nuk ta mban, urdhëro të zgjidhni studio televizive, jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për të dëshmitar, përndryshe absolutisht jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit.
Do vijë si një delinkuent. E di, vjen si i dënuar. Faktikisht, parashkrimi është parashkrim, por vepra penale thotë aty ka kryer vepër penale thotë gjykatësi. Tani, a do ballafaqohet ai me mua, nuk ka ku të shkojë. Sepse paraqitja në gjykatë si dëshmitar është absolutisht i detyrueshëm dhe shih kodin çfarë thotë. Natyrisht, ai do përpiqet dhe ka filluar që tani ka krijuar një këshill aty në, ka krijuar një këshill mashtruesish në Kryeministri se si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot dhe ajo do jetë, do jetë përballja e shekullit. Aty do t’u tregoj shqiptarëve…”, u shpreh Berisha.
