Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur ditën e sotme në lidhje me zyrtarët e anuar nga drejtësia, në radhët e socialisteve.

I pyetur në lidhje me hetimet e nisura kundër ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe kontrolleve të kryera nga BKH-ja në banesën e bashkëjetueses së këtij të fundit,  Balla ka zgjedhur të heshtë duke iu shmangur pyetjes,

“Unë i mbarova përgjigjet për sot, flasim javën tjetër”, tha ai.

Kujtojmë se ish-ministri Arben Ahmetaj u mor nën hetim pas zbardhjes së grabitjes së kryer në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, e po ashtu në lidhje me prova të reja të gjetura për aferën e Inceneratorëve.