Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të bojkotojë zgjedhjet e pjesshme lokale, e sidomos ato në Tiranë përballë socialistes Ogerta Manastirliu.

Berisha tha se PD do ketë një kanidat për kreun e Bashkisë Tiranë, por pa dhënë një emër konkret.

Më tej, i pyetur për Ilir Alihmehmetin, Berisha tha se është një ndër kandidat që i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar.

“Ilir Alimehmeti në vlerësimin tim i përmbush të gjitha kriteret për të qenë kandidat”, tha ai, ndërsa nuk përjashtoi as mundësinë e një koalicioni të të gjitha partive opozitare, për të dalë me një kandidat të vetëm.

Ne do bëjmë ç’të mundemi të bashkëpunojmë me të gjitha partitë opozitare. Besoj se mund të arrijmë në një kandidat të përbashkët. Nëse ulesh në tavolinë, do bësh zgjedhjen më të mirë. Në një koalicion është normale.

Ilir Alimehmeti në vlerësimin tim i përmbush të gjitha kriteret për të qenë kandidat,” tha Berisha.