Gazetari Muhamed Veliu ka dhënë detaje në lidhje me mbledhjen e Komisionit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në “Shqipëria Live”, Veliu tha se Partia Socialiste mund të përdorë si argument pezullimin e Ballukut, në mënyrë që asaj të mos i hiqet mandati.

“Socialistët mund të sjellin në tavolinë argumentin se Balluku tashëm është e pezulluar dhe nuk ka akses në zyrën e saj. Kështu ajo nuk mund të ‘helmojë’ provat, një term që përdoret nga prokurorët. Kështu asaj nuk i hiqet mandati sepse nuk ka rrezik për prishje të hetimit”– tha gazetari.