Ditën e shtunë, 28 mars, kryeministri Edi Rama do të ketë një mbledhje të zgjeruar me grupin dhe qeverinë në Pallatin e Kongreseve.

Sipas agjendës që Top News disponon, në mbledhje do flasë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kryetari i komisionit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku, dhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili.

Po ashtu për strategjinë e komunikimit do të raportojnë Anjeza Maja dhe Jonida Shehu. Punimet mbyllen me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit, Taulant Balla. Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të shqyrtohet dhe mungesa e Elisa Spiropalit gjatë votimit në Kuvend për Belinda Ballukun, pas debatit në distancë një ditë më parë mes saj dhe kreut të grupit të PS Taulant Ballës.