Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është pyetur për një mundësi martese me moderatoren e Top Story, Grida Duma, ndërkohë që është shprehur se do të flasë në kohën e duhur për këtë çështje.

“Këtë çështje do të kemi një diskutim tjetër. Nuk dua t’i jap vëmendje tani, do kemi një moment tjetër ku do të diskutojmë gjatë e gjerë vetëm për këtë çështje.

Duke qenë se nuk e kam përfshirë asnjëherë jeëtn personale në jetën publike.” – u shpreh Salianji në një intervistë për emisionin Dekalog.

Ditë më parë, kur moderatorja Grida Duma e ftoi në Top Story në Top Channel e nisi duke thënë se ishte një kënaqësi e veçantë që e kishte Salianjin në studio.

Ndërsa ky i fundit u përgjigj me një deklaratë që bëri jo pak bujë në rrjetet sociale: Kënaqësia ime e përjetshme.