Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ditën e sotme ankimimin e Ilir Metës, për masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

Pas zhvillimit të seancës gjyqësore, e cila nisi në orën 10:00, togat e zeza vendosën që kjo masë të mbetet në fuqi, duke rrëzuar kështu kërkesën e ish-presidentit për lehtësimin.

Avokati i Ilir Metës, gjatë seancës gjyqësore, ka kërkuar një nga 7 masat e tjera të sigurisë, më të buta se “arrest në burg”, si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore, ndalim dalje jashtë vendit etj. Në seancë ishin të pranishëm dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Kreu i PL-së, më 7 Korrik, ankimoi vendimin e GJKKO-së që e la në qeli. Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024.