Ndërsa në orën 14:00 është caktuar çasti i lamtumirës së nënës së Ardian Çapjas, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka aprovuar ende lejen për të dënuarin me burg përjetë, i cili është i izoluar në sigurinë e lartë.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit që, veç autokolonës së forcave speciale, të ketë mbështetje për të siguruar të burgosurin, por ende nuk ka një vendim, as pranim, as refuzim. Gazetarja Anila Hoxha raporton se familja e Çapjas ka dorëzuar herët në mëngjes shkresat që vërtetojnë ceremoninë mortore. Masat e sigurisë lidhen jo vetëm me faktin se Çapja është i burgosur i sigurisë së lartë, por edhe me nevojën për të garantuar sigurinë e tij gjatë lëvizjes dhe qëndrimit jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit.

