Kreu i KQZ u shfaq i rezervuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn dhe zgjedhjet në Tiranë.

Me duart lart, ai pranoi se askush nuk e di kur do të mbahen ato zgjedhje, por një gjë është e sigurt, më 9 nëntor nuk do të jenë.

“Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”-, tha Celibashi.