Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për shtyp është pyetur nëse do të jepte dorëheqjen për t’u bërë kryeministër dhe ministër i Brendshëm.
Ai shtoi se “Unë kam qenë i gatshëm që për hir të marrëveshjeve, të lija dhe postin e Presidentit, vetëm të gjendet një zgjidhje afatgjatë për vendin”.
“Në të gjitha rastet unë premtimin që kam bërë se deri në 24 korrik të vitit 2022, do të jetë kështjellë e pamposhtur e lirisë dhe demokracisë dhenë të ardhmen e vendit këtë do të mbajë me të gjitha mënyrat, deri në 24 korrik 2022. Ky nuk është problemi i vetëm, se ky institucion gjatë këtyre viteve e ka mbrojtur kushtetutën dhe pse vendi e ka marrë tatëpjetën prej kohësh, presidenca e ka mbrojtur për të parandaluar atë. Zgjedhjeve, për mua ka vetë një gjë rëndësi zgjedhje të lira dhe të ndershme, se vetëm në kushtet e BE dhe vendosja e ligjshmëri që institucioneve e ka këtë prioritet”, deklaroi Meta.
Në media pati një shkrim ku parlajmëroi se pas zgjedhjeve parlamentare, Meta do të jepte dorëheqjen si president për të marrë drejtimin e qeverisë, por kjo siç duket është hedhur poshtë të paktën publikisht nga kreu i shtetit.