Kreu i PD, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve lidhur me mundësinë për të qenë kandidat për kryeministër në vitin 2029.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha solli në vëmendje një shembull të një politikani që, sipas tij, drejtoi qeverinë me sukses edhe në moshë të avancuar.

Një mik timin, mik të çmuar, e kam uruar kryeministër kur ishte 95 vjeç, dhe po të lexosh për këtë, ai drejtoi me sukses të plotë atë qeveri. Por a do të jem unë si ai, kjo varet nga i madhi Zot dhe demokratët. Deri tani të garantoj se po ta pjestosh për dy moshën time, tregohet mosha reale”, tha Berisha.