Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar se ditën e nesërme Partia Demokratike do të jetë në Parlament. Edhe pse këmbëngul se nuk do e njohin rezultatit e zgjedhjeve të 11 majit, Berisha tha se duhet luftuar me atë që ai e cilëson si “diktaturë”.
“Unë personalisht mendoj se në këtë diktaturë, ne nuk duhet të lemë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj. Nëse ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh, kërkohet qëndrimi si do të ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturëm, organizatën që ka uzurpuar pushtetin.
Secili mund të thotë kam bërë sa kam mundur. Jo, asnjë nuk ka bërë sa ka mundur. Kërkohet një ndryshim i farsës elektorale, kërkohet energji e re, forca dhe forma të reja. Nuk është më mirë të mos futemi në parlament. Në një diktaturë, duhet të falënderosh Zotin që të japë mundësi që ta luftosh atë.”- tha Berisha.