Deputeti i PS, Erion Braçe, pak para se të futej në seancën plenare, në një komunikim me gazetarët është pyetur nëse do të kandidojë për bashkinë e Tiranës. Ai tha se këtë diskutim e ka bërë në mbledhjen e Asamblesë dhe sipas tij gjërat që thuhen në “shtëpi”, duhet të mbeten aty.
“Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten në shtëpi. Nuk bëhet fjalë për ambicie personale. Kam folur brenda Asamblesë së PS dhe mbetet aty”, u shpreh ai.
Braçe shprehu publikisht gatishmërinë për të kandiduar për kryetar të Bashkia e Tiranës. Gjatë një takimi me socialistët, ai theksoi nevojën për një organizim ndryshe dhe kërkoi mbështetje më të gjerë brenda partisë në kryeqytet. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama vijon të konsiderojë si kandidate potenciale për Tiranën ministren Ogerta Manastirliu.




