Kryeministri Edi Rama ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidate të Partisë Socialiste për drejtimin e Bashkisë Tiranë, gjatë Asamblesë së PS-së.
Ndërkohë, në kampin opozitar situata mbetet e paqartë. Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e pyetur në një intervistë televizive për një kandidim të mundshëm nga ana e saj për kryeqytetin, mohoi kategorikisht këtë opsion.
Ajo theksoi se prioriteti i saj është puna në Kuvend, ku synon të përfaqësojë qytetarët që e votëbesuan në zgjedhjet e 11 majit. Tabaku, megjithatë, nuk i kurseu kritikat për administrimin aktual të Tiranës, duke theksuar se problemi kryesor nuk është vetëm ndryshimi i kryetarit, por vetë mënyra se si funksionon sistemi.
“Fokusi im është në parlament, Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do të bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më besuan. Bashkia ka nevojë për një ndryshim sistemi, jo thjesht për ndërrim kryetarësh,” u shpreh Tabaku.