Gjatë konferences se djeshme për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët nëse synon të kandidojë sërish për drejtimin e partisë në zgjedhjet e 23 majit.

Ai reagoi shkurt, duke lënë të kuptohet se një rikandidim mbetet i mundshëm. “Kush tha që jo? Si mund të bëhet një pyetje e tillë? Kjo është përgjigjja ime”, u shpreh Berisha.

Në vijim, i pyetur nëse një kandidim i ri do të binte ndesh me statutin e PD-së, Berisha argumentoi se dispozitat statutore i referohen zgjedhjeve të zakonshme dhe jo situatave të jashtëzakonshme elektorale.

Sipas tij, proceset e fundit zgjedhore kanë qenë një “farsë elektorale”, ndërsa theksoi se dorëheqja e drejtuesit konsiderohet detyrim vetëm kur zgjedhjet zhvillohen në kushte normale.