Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë, duke argumentuar se “në të kundërtën do t’i bëjë qejfin narkodiktatorit”.

“Bojkoti është një vendim që të vjen i pari në mendje, por ti mendon se po e ndëshkon por absolutisht po i bën qejfin narkodiktatorit”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati shtoi se bojkoti ka provuar të ketë efekt destruktiv për ekzistencën e opozitës.

Sali Berisha: Të nderuar anëtare dhe anëtarë të kryesisë së PD, të dashur anëtare dhe anëtare të PD dhe mbështetës tanë kudo që jeni.

Mblidhemi sot në një moment për të diskutuar së bashku dhe vendosur modelin që do përzgjedhim si kryesi e PD për garën elektorale për kryeqytetin.

Që në fillim dua të theksoj se dhunimet flagrante të Kushtetutës nga individë, nga njerëz të inkriminuar, të lidhur në krime, të lidhur në vjedhje dhe përvetësime të mëdha të pronave publike si Edi Rama dhe kukulla e tij në presidencë, seria e dhunimit të Kushtetutës me aktet e tyre me të drejtë e bëjnë të debatueshëm, e bëjnë terrenin antikushtetues dhe në këtë kontekst të debatueshëm pjesëmarrjen tonë në këtë garë elektorale.

Por, për të gjithë ata të cilët e kanë parasysh se ne jetojmë në një diktaturë autoritare, në të cilën Kushtetuta është një letër e vdekur, në të cilën ligji është një letër pa vlerë, të kërkosh Kushtetutë dhe kushtetutshmëri në një regjim autoritar të bazuar në drogën, është si të kërkosh eunitë në shkretëtirë. Parimet e Kushtetutës sigurisht janë të pavdekshme. Janë thelbësore për një rend dhe një sistem demokratik, kurse në një narkodiktaturë ato janë faktikisht të parespektuara.

Një opozitë në regjimet autoritare, në diktaturat autoritare, ka si mision përmbysjen e saj duke mos mashtruar veten e saj asnjëherë se ajo përmbyset me votë.

Por, një opozitë, në vlerësimin dhe mendimin tim, duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë në betejën, në luftën kundër regjimit autoritar.

Bojkoti, i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitat, për ekzistencën e tyre.

Po kthehemi nga asambleja parlamentare e Këshillit të Europës dhe një problem madhor është situata në Gjeorgji. Me dhjetëra e dhjetëra opozitarë të burgosur nga kukulla e Kremlinit në Tbilisi që nuk përfill, njësoj si kreu i organizatës kriminale në Tiranë, asnjë parim.

Por miqtë e mi, ajo opozitë edhe në atë tempull ku duhej të kishte një zë, nuk kishte një zë sepse kishin braktisur parlamentin, kishin bojkotuar. Dhe natyrisht aty dëgjohej zëri i kryetares së kësaj partie, por problemi është se nuk kishte asnjë përfaqësues të saj në asamblenë parlamentare.

Përveç kësaj, pasojave të tjera të shumëllojta të bojkotove.

Pra, dhe unë kërkoj nga çdo demokrate e demokrat të arsyetojë për këtë çështje.

Në pamje të parë ti mendon se po e ndëshkon, por absolutisht vetëm i bën qejfin narkodiktatorit, i cili dha shembull se çfarë skenari përgatiti për të kaluar me 28 minuta programin qeveritar, nga e cila turpërohen dhe turpërohet çdo shqiptar.

Pra, urrejtja e tij ndaj opozitarizimit dhe opozitës, urrejtja e tij atërore, e trashëguar, e shtyn këtë njeri të bëjë atë akt që nuk e kam dëgjuar apo lexuar kurrë në jetën time.

Në 28 minuta, parlamentin, qeverinë, programin dhe të gjitha.