Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në “Top Story” për hetimet ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ai deklaroi se nëse ky hetim do të vijojë mundë të jenë përpara një komunikimi akuze, por thekson se është ende herët për të dalë në përfundime.
Karamuço: Nëse do të vijojë ky hetim mund të jemi përpara një komunikimi akuze dhe më pas masave konkrete, por është ende herët për ta thënë. Kur themi hetim jemi mësuar që kur e themi që “u dënua dhe u mbyll”, jo nuk është kështu.
Grida Duma: Qartëso akuzën
Karamuço: Sot ne kemi BKH që ka një sistem i informacionit kriminal, me kë rri, mund t’i gjesh, me kamera grup vëzhgimi. Fabula dhe narativa e dosjes akutale që po zhvillohen hetimet janë pasuri të paluajtshme.
Tek pjesa e parë është shtrimi i ndikimit të paligjshëm, është një ndikim që shikoje këtë dhe bëje kështu. Ti nuk është se ke ndikuar por e ke ushtruar vetë veprimtarinë, për të cilën ke përfituar. Ka ta bëjë një volum të madh informacioni që nuk vjen nga Balluku, por nga drejtorucë.//TCH
