Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot për mediat se në ditët në vijim do të mblidhen forumet e partisë, ku do të diskutohet dhe vendoset për mandatet e opozitës dhe strategjinë që do të ndiqet.

“Në ditët që vijojnë, do të mblidhen forumet dhe do marrin vendimet përkatëse”, tha Berisha, duke mos dhënë detaje të tjera mbi vendimet e pritshme, por duke lënë të kuptohet se mund të ketë një qasje të re ndaj mandateve parlamentare të opozitës.

Ky paralajmërim vjen në një periudhë kur opozita po rishikon strategjitë e saj pas zgjedhjeve të fundit dhe pritet të ndikojë në vendimmarrjet e ardhshme të PD-së.