Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke sqaruar qëndrimin e tij ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe deklaratave të mëparshme ndaj tij.
Kur u pyet nëse do të shmangë përballjet me Dumanin në Kuvend pas kritika dhe ofendimeve që ka bërë në publik ndaj këtij të fundit, Berisha theksoi se nuk kishte asgjë personale ndaj Dumanit. Ai shpjegoi se çdo deklaratë që ka bërë ka qenë publike dhe për qëllime të mbrojtjes së interesave të qytetarëve.
“Nuk kam asgjë personale unë. Ato çfarë kam pasur i kam thënë më shumë se çdo njeri tjetër. Kam hallin e qytetarëve. Nëse kërkoj të bëj pyetje, debate, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve,” u shpreh Berisha.
