Një ditë pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, deputetja Monika Kryemadhi doli sot në një deklaratë për shtyp.
“Dezinformimi po shpërndahet nga zyrat e SPAK. Duhet të lexoj 167 faqet e SPAK, nuk jam shumë e qetë.
Që kur ka nisur ky proces ka qenë një proces politik që ka nisur që pas denoncimit tim për inceneratorët e Tiranës dhe Elbasanit. Të arrestuar janë fundi i kavallit, ata që kanë përfituar më shumë janë jashtë shtetit.
Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK, sot jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi dhe jo si ish-gruaja e Ilir Metës.
Në moshën 6 vjec fëmija im është operuar, dhe mjekët i dhanë 1 javë jetë nëse nuk i bëhej ndërhyrje, ka bërë dhe operacione të tjera. Ka bërë dhe Meta një operacion në 2013, që nuk e ka paguar vetë, e kam paguar vetë, ja kam paguar unë dhe ai nuk e di sa. Meta është marrë vetëm me politikë, asgjë nuk di as sa kushton një shishe ujë, unë jam marrë me çdo gjë, si dhe e shkollimin e fëmijëve të mi.
E ka deklaruar Rama se sa ka paguar për operacionin e fëmijës së vet me kancer, më falni Matilda Makoçi, Gregor Rama?
Më thotë mua ke harxhuar para për operacione plastike, ndërkohë unë nuk kam bërë asnjë operacion plastik se po të kisha bërë do ta kisha thënë.
Monika dhe Iliri i kanë fituar të gjitha vetë, nuk kanë shitur as trupin as shpirtin” tha Kryemadhi.