Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot rubrikën “SY më Sy”, nga Berlini ku po merr pjesë në Panairin ndërkombëtar të Turizmit.
Teksa iu përgjigj komenteve të qytetarëve në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama komentoi marrëdhëniet me Donald Trumpin. Rama riktheu sërish në bisedë kënetën, duke iu referuar komentuesit, Rama tha se do ta kalojë oqeanin dhe se do t’i bëjë një surprizë.
Komenti i qytetarit: A do e kaloni oqeanin?
Rama: Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë sot, paske fjetur atje dhe je zgjuar atje. Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme. Mos u çudit fare kur ta shikosh që jo vetëm ta kaloj…, por s’po flas më shumë. Do t’ia lëmë kohës të ju bëj një surprizë të këndshme ty edhe kënetës bashkë. A çfarë na gjeti.