Autori i dyshuar i vrasjes së Kozeta Teços, është shoqëruar nga policia në banesën ku ndodhi vrasja për të bërë eksperiment hetimor. I pyetur nga gazetarët “A e ke vrarë ti?”, i riu është shprehur për mediat “Ç’ne unë”. Edhe më pas gjatë shoqërimit drejt furgonit të policisë ai sheh nga kamerat e mediave dhe përsërit “nuk jam unë vrasësi”.

Gruaja u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në banesën, e cila ishte përfshirë nga flakët. Fillimisht u raportua se ishte asfiksuar, por më pas u zbulua se kishim të bënim me një ngjarje kriminale. Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune, duke ngritur kështu dyshimet se ajo ishte vrarë.

52-vjeçarja jetonte në katin e parë të pallatit në lagjen nr.1 të qytetit, e vetme. Sipas burimeve, fillimisht viktima është dhunuar dhe më pas banesën iu është vendosur flaka për të zhdukur gjurmët e krimit. Zjarri raportohet se është vendosur në dy ambiente të shtëpisë për të fshirë shenjat e krimit, por dhuna në trupin e gruas kanë bërë që hetimet të marrin tjetër kthesë.